Ballina Lajme nacionale Shkoi me pushime tek familja në Greqi, zhduket në mënyrë të mistershme...

Shkoi me pushime tek familja në Greqi, zhduket në mënyrë të mistershme 26-vjeçari shqiptar (Emri)

13
SHPËRNDAJE

Një 26-vjeçar nga Shqipëria është zhdukur pasditen e së hënës në Greqi. Sipas mediave greke, ai quhet Lorenc Metaj dhe është i ditëlindjes 1 qershor 1993.

Zhdukja e 26-vjeçarit u raportua nga familja e tij në Drejtorinë e Policisë Kalamoti mëngjesin e 30 korrikut.

Menjëherë kanë nisur hetimet për vendndodhjen e tij ndërsa policia po zhvillon kontrolle në gjithë zonën e Chios.

Mediat fqinje shkruajnë se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të telefonojë në numrin 22710 71222.

-----