Ballina Lajme nacionale Shkodër, një i vrarë në lagjen Qafëhardhi

Shkodër, një i vrarë në lagjen Qafëhardhi

20
SHPËRNDAJE

 

Regjistrohen të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Si pasojë ka mbetur i vdekur një person në lagjen Qafëhardhi.

Shteasi G.K. u dërgua në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

“Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër,  në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri  armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjeç banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në  Spitalin Rajonal Shkodër.”, njofton policia.

Ende nuk dihen motivet e këaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa dyshimet e para janë për një konflikt çasti.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit./oranews

The post Shkodër, një i vrarë në lagjen Qafëhardhi appeared first on RTV21.

-----