Ballina Lajme nacionale SHKK parandalon futjen e kontrabandës në Dubravë

SHKK parandalon futjen e kontrabandës në Dubravë

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Oficerët korrektues sot kanë parandaluar futjen kontrabandës brenda qendrës korrektuese në Dubravë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15.20, kur gjatë një kontrolli rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e tre telefonave mobilë, të cilët ishin tentuar të futeshin brenda në mënyrë të improvizuar.

Lidhur me rastin, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonat, ndërsa i dënuari i dyshuar se telefonat e kapur kanë qenë të dedikuar për të, është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa lidhur me familjarin e dyshuar është njoftuar policia.


The post SHKK parandalon futjen e kontrabandës në Dubravë appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----