Ballina Lajme Bota/Rajoni Shkencëtari turk izolon koronavirusin, jep shpresë për zhvillimin e vaksinës

Shkencëtari turk izolon koronavirusin, jep shpresë për zhvillimin e vaksinës

53
SHPËRNDAJE

Një virolog turk ka izoluar me sukses koronavirusin e ri (COVID-19), në përpjekje për të prodhuar një vaksinë kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse e cila në mbarë globin ka vrarë pothuajse 68 mijë persona, shkruan Anadolu Agency.

“Drejtori i Institutit të Bioteknologjisë të universitetit tonë, Prof. Dr. Aykut Özkul, arriti me sukses të izolojë virusin SARS-COV-2, gjë që është hapi i parë i prodhimit të serumit, vaksinës dhe ilaçeve kundër koronavirusit”, shkroi në një postim në twitter Universiteti i Ankarasë.

Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, gjatë javës së kaluar njoftoi publikun se gjithsej 24 universitete dhe tetë njësi publike të hulumtimit e zhvillimit me qindra studiues po punojnë për të prodhuar një vaksinë kundër virusit COVID-19.

Pasditen e djeshme, Turqia njoftoi se numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend arriti në 574, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në mbi 27 mijë.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA numri i të infektuarve nga ky virus në mbarë globin ka tejkaluar shifrën 1.2 milionë, ndërkohë që rreth 253 mijë janë shëruar pas trajtimit.

-----