Ballina Lajme Bota/Rajoni Shkencëtari iranian u vra nga një armë “smart” satelitore

Shkencëtari iranian u vra nga një armë “smart” satelitore

46
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Irani ka reaguar sërish për vrasjen e shkencëtarit kryesor të programit bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u ekzekutua ndërsa udhëtonte në makinën e tij, rrugës për në Teheran.

Burime të shërbimeve sekrete deklaruan për median shtetërore se ka dyshime se Fakhrizadeh u vra nga një armë e kontrolluar në distancë, e cila është e pajisur me një “sistem smart të drejtuar nga një satelit”.

Irani që nga dita e parë ka akuzuar Izraelin për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, i cili shihej nga shërbimet sekrete perëndimore si drejtuesi i programit për zhvillimin e armëve bërthamore.

Izraeli nuk ka reaguar për këtë çështje, megjithatë në të shkuarën ka ndërmarrë disa herë operacione kundër programit bërthamor të armikut të saj kryesor.

---- ----
----
-----
-----