Ballina Lajme Bota/Rajoni Shkencëtarët zviceranë zbulojnë ilaçin që lufton edhe koronavirusin?

Shkencëtarët zviceranë zbulojnë ilaçin që lufton edhe koronavirusin?

59
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Studiuesit zviceranë dhe britanikë duket se kanë modifikuar molekulat e sheqerit në mënyrë që ato të jenë të afta, përmes kontaktit të thjeshtë, të shkatërrojnë viruset, pa pasoja toksike për njerëzit. Një metodë e tillë mendohet se mund të aplikohet edhe në rastin e virusit të ri  që po përhapet me shpejtësi në Kinë e jashtë kufijve të saj.

Disa të ashtëquajtura substanca ”vrasëse të viruseve”, si zbardhuesi apo klori, po përmenden gjerësisht si mundësi për të frenuar epideminë e re, por ato nuk mund të përdoren në trupin e njeriut pa shkaktuar dëme serioze vuri në dukje përmes një deklarate Universiteti i Gjenevës (UNIGE). Shumica e ilaçeve antivirale sot arrijnë të pengojnë rritjen e viruseve, por nuk i shkatërrojnë dot ato.

“Për t’i kapërcyer këto dy pengesa dhe që të jemi në gjendje të luftojmë në mënyrë efektive kundër infeksioneve virale, ne ndërmorëm një qasje krejt tjetër kundër viruseve”, thotë Caroline Tapparel Vu, profesoreshë në departamentin e mikrobiologjisë dhe mjekësisë molekulare në UNIGE.

Studiuesit zviceranë tani, siç thekson ajo, kanë arritur të zhvillojnë një antiviral duke përdorur derivate natyrale të glukozës, të quajtura ciklodekstrina, që nuk janë toksike dhe nuk e nxisin mekanizmin e rezistencës. Ky zbulim, sipas autorëve të studimit, mund të ketë një impakt global e të jetë efikas edhe kundër virusit të ri nga Kina, që po përhapet në mbarë botën.

---- ----
----
-----
-----