Ballina Lajme Bota/Rajoni Shkencëtarët zgjidhin misterin e ndryshimit të klimës

Shkencëtarët zgjidhin misterin e ndryshimit të klimës

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Shkencëtarët kanë zgjidhur një nga misteret kryesore të ndryshimit të klimës, duke treguar se temperatura vjetore globale sot, është më e ngrohta e 10.000 viteve të fundit. Kjo sipas një studimi të drejtuar nga Universiteti Ratxhers, botuar në revistën “Nature”.

Studiuesit thonë se gjetjet e tyre, sfidojnë pikëpamjet e mbrojtura prej kohësh mbi historinë e temperaturave të Epokës së Holocenit, që nisi rreth 12.000 vjet më parë. “Rindërtimi ynë i ngjarjeve, tregon se gjysma e parë e Holocenit, ishte më e ftohtë sesa në epokën industriale, për shkak të efekteve ftohëse të mbetjeve nga akullnajat e mëparshme”- tha autorja kryesore e studimit Samanta Bova.

“Ngrohja e vonë gjatë Holocenit, u shkaktua në fakt nga një shtim i gazrave serë në atmosferë, siç parashikohet edhe nga modelet e klimës. Kjo gjë eliminon dyshimet mbi rolin kryesor të dioksidit të karbonit në ngrohjen globale”- shton ajo.

Shkencëtarët që u financuan në studimin e tyre nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës në SHBA, përdorën gëlqerorët detarë (të cilët përmbajnë karbonat kalciumi), fosilet foraminifera – organizmave njëqelizore që jetojnë në sipërfaqen e oqeanit – për rindërtimin e historisë së temperaturave  në 2 intervale më të fundit të klimës së ngrohtë në Tokë.

Ato janë periudha e fundit ndër-akullnajore, nga 115.000 deri në 128.000 vjet më parë, dhe Epoka e Holocenit. Për të marrë fosilet, shkencëtarët mblodhën një bërthamë të sedimenteve fundore afër grykës së lumit Sepik pranë Papua Guinesë së Re Veriore gjatë Ekspeditës 363 të Programit Ndërkombëtar të Zbulimit të Oqeanit.

Sedimentet, u dhanë mundësi studiuesve që të rikrijojnë historinë e temperaturës në ujin e ngrohtë të Paqësorit Perëndimor, që ndjek nga afër ndryshimet në temperaturat globale. Se si evoluoi temperatura gjatë epokave të fundit ndër-akullnajore dhe Epokën e Holocenit, kjo është diçka e diskutueshme.

Disa të dhëna sugjerojnë se temperatura mesatare vjetore globale gjatë kohës moderne, nuk e kalon ngrohtësinë që ekzistonte periudhën e hershme të ngrohtë të Holocenit, e quajtur si “maksimumi termik i Holocenit”, që u pasua nga ftohja globale.

Por modelet e klimës, sugjerojnë fuqimisht se temperaturat globale janë rritur gjatë 10.000 viteve të fundit. Shkencëtarët zbuluan se në fakt ngrohja post-industriale, e ka përshpejtuar prirjen e gjatë dhe të qëndrueshme të ngrohjes gjatë gjithë asaj periudhe kohore.

“Mjetet ndihmëse që ne përdorim për të kuptuar klimat e dikurshme, përmbajnë një mori informacionesh. Këto rezultate tregojnë, se klima e epokës industriale dhe tendencat globale të temperaturës, dallojnë edhe më shumë nga tendencat natyrore të së kaluarës”-thotë Kendis Mejxhër, shefe sektori në Divizionin e Shkencave Oqeanike të Fondacionin Kombëtar të Shkencës, SHBA. / NSF – Bota.al

---- ----
----
----- ----
-----