Ballina Shëndetësi Shkencëtarët zbulojnë një qelizë të veçantë që mund të shërojë problemet me...

Shkencëtarët zbulojnë një qelizë të veçantë që mund të shërojë problemet me zemër

14
SHPËRNDAJE

Zemra është e rrethuar nga një qeskë e mbushur me lëng, e quajtur lëngu perikardial, transmeton lajmi.net.

Ndonëse testet e lëngjeve mund të përdoren në diagnostifikim, funksioni i tij është kuptuar pak.

Studiuesit e Universitetit të Calgary-t në Kanada kanë zbuluar se ky lëng misterioz përmban makrofagje, qeliza imune që ndihmojnë në riparimin e zemrës pas lëndimit dhe parandalimin e dhëmbëve të muskujve të organit.

Ekipi i shkencëtarëve është optimist se zbulimi i tyre mund të përdoret për të ndihmuar në parandalimin ose asgjësimin e dëmtimit të sëmundjeve të zemrës.

Çdo vit nga sëmundja e zemrës vdesin 17,9 milionë njerëz, ka vlerësuar OBSh-ja.

Faktorët më të theksuar, që çojnë drejt kësaj sëmundjeje, janë: përdorimi i duhanit, ushqimi i pashëndetshëm, mos aktiviteti fizik, konsumimi i ushqimeve që përmbajnë nivele të larta të kripës dhe konsumimi i alkoolit.

Ekspertët thonë se është e nevojshme që pesë herë në javë të kemi aktivitete fizike të paktën gjysmë ore. /Lajmi.net/

-----