Ballina LifeBizare Shkencëtarët kinezë zhvillojnë terapi që zgjatë jetën e minjve

Shkencëtarët kinezë zhvillojnë terapi që zgjatë jetën e minjve

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Një terapi e re me gjene në minj ka treguar se ka efekt në zgjatjen e jetës së tyre. Këtë studim e bënë shkencëtarë kinezë të cilët thonë se falë kësaj terapie, jeta e minjve zgjatet për një qerek të viteve.

Shkencëtarët për këtë studim shfrytëzuan CRISPR-Cas9, mjet ky i fuqishëm për manipulim me gjene, për ta çaktivizuar gjenin e quajtur KAT7, që është kontribuesi kryesor për plakjen e qelizave, përcjell rtv21.tv

Sipas shkencëtarëve kinezë, një injeksion vektor viral i kodifikuar për gjenin KAT7 ka pakuar atë që njihet si plakëz qelizore, apo fundi i ndarjes qelizore, me anë të të cilës organizimi rritet dhe plotëson indet.

Ky eksperiment u bë në minj, në laborator, por ekspertët mendojnë se një ditë do ta praktikojnë edhe në njerëz.

Ata besojnë se shkencëtarët në përgjthësi nuk kanë studiuar sa duhet rreth intervenimit në gjene, apo për të trajtuar plakjen dhe sëmundjet që lidhen me moshën. Sipas tyre, studimi në minj për zgjatjen e jetës është i pari në botë.

Ekipi i shkencëtarëve në këtë terapi shfrytëzoi mjetin CRISPR-Cas9 për ndryshime të sakta në AND.

Megjithatë shkencëtarët kanë akoma punë në studimin e gjeneve të plakjes. Ata kanë identidikuar 100 nga 1000 plaksa qelizore që ndikojnë në plakje. E KAT7 është një prej dhjetra mijëra gjeneve të zbuluara në qelizat e minjve.

Kështu studiuesit çaktivizuan gjenin kryesor të plakjes KAT7 në mëlçinë e miut me injektim intravenoz, me vektor lentiviral.

Vektorët lentiviral përshkruhen nga shkencëtarët si mjete për transfer të gjeneve në qelizat e kafshëve. Lentivirusi është thjeshtë një lloj virusi.

Përkundër asaj se shkencëtarët kinez e bënë me sukses këtë studim, profesoresha Qu ka thënë se kanë akoma punë në këtë drejtim, dhe mund të kalojë kohë derisa ta bëjnë në njerëz./21Media

The post Shkencëtarët kinezë zhvillojnë terapi që zgjatë jetën e minjve appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----