Ballina Shëndetësi Shkenca po rekomandon që të rriturit të mos hanë ushqime të djegsta

Shkenca po rekomandon që të rriturit të mos hanë ushqime të djegsta

13
SHPËRNDAJE

Një studim i më shumë se 4500 njerëzve zbuloi se ata që konsumonin 50g ushqime pikante në ditë kishin dy herë më shumë gjasa të ankoheshin për të pasur një kujtesë më të dobët, transmeton lajmi.net.

Ky lloj ushqimi lidhej gjithashtu me një rënie prej 56 për qind të kujtesës përgjatë 15 viteve, zbuloi hulumtimi.

Shkencëtarët nuk janë të sigurtë përse ekziston lidhja, me disa studime që sugjerojnë që kapsaicina aktive, përbërës kryesor në ushqime pikante, mund të na mbajë të mprehtë në të menduar.

Megjithatë, doza të larta të kapsaicinës janë përdorur për të ‘çaktivizuar’ nervat që shkaktojnë dhimbje.

Shkencëtarët në Universitetin e Katarit udhëhoqën studimin, i cili përfshinte akademikë nga Universiteti i Australisë Jugore.

Megjithatë, hulumtues që kryesuan studimet thanë se duhet të kryhen më shumë studime për të konfirmuar një lidhje ndërmjet ushqimeve pikante dhe humbjes së memories. /Lajmi.net/

-----