Ballina Lajme nacionale Shkarkimi i Ilir Metës, “ëndërr në sirtar”, këshilltari: President deri në 2022!

Shkarkimi i Ilir Metës, “ëndërr në sirtar”, këshilltari: President deri në 2022!

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Reagimet nga Presidenti vijuan deri në mbrëmje vonë, një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas deklaratave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, një tjetër reagim mbërriti nga zyra e këshilltarit të Presidentit Meta, Tedi Blushi.

Përmes një statusi në facebook, Tedi Blushi shkruan se Ilir Meta do të jetë në detyrë deri në 24 korrik 2022, si për të thënë se shkarkimi është thjeshtë një “ëndërr”.

Ja postimi i plotë i këshilltarit të Presidentit Meta në facebook:

Ilir Meta do të jetë President i Republikës deri në 24 korrik 2022. Është më e ndershme që zëdhënësi i Stanishiçit të vazhdojë të marrë rrogën si këshilltar i Ramës sesa t’ i japë konsulencë falas të pakërkuar Presidentit. Kanë rënë ata që duke ndarë Shqipërinë, duan të ndajnë Kosovën.

---- ----
-----