Ballina Lajme nacionale Shiu depërton në Fakulteti i Filologjisë, kështu mbulohet nga uji

Shiu depërton në Fakulteti i Filologjisë, kështu mbulohet nga uji

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Uji depërton në Fakultetin e Filologjisë, në këtë gjendje të tmerrshme diplomojnë studentët.

Reshjet e mëdha të shiut që po bie në Prishtinë, përveç bllokimit të rrugëve kanë shkaktuar telashe edhe në Universitetin e Prishtinës

Shiu që ka rënë dje ka depërtuar në sallat e disa departamenteve të Fakultetit Filologjik dhe atij të shkencave Matametiko-Natyrore.

Profesori i Gazetarisë, Mailazim Krasniqi ka publikuar disa pamje të gjendjes së tmerrshme në të cilën ndodhen sallat e Filologjikut dhe ato të shkencave Matametiko-Natyrore,.
Krasniqi ka bërë të ditur se sot në këtë gjendje të mjerueshme, brenda sallave të këtij fakulteti disa studentë kanë diplomuar.

Ai ka kritikuar kompaninë që është marrë me ndërtimin e kulmit dhe e ka lënë të hapur objektin. Krasniqi po ashtu ka kritikuar ashpër edhe Ministrinë e Arsimit dhe dekanatin e Universitetit, të cilët nuk kanë bërë asnjë reagim.

Postimi i plotë:

Pamje te trishtueshme ne Fakultetin e Filologjise dhe FShMN:shiu po shkaterron sallat, zyrat, pajisjet. Tere diten asnje reagim nga firma qe e ka hequr kulmin dhe e ka lene objektin zbuluar. Asnje reagim as nga rektorati(zyra qe shihet eshte e njerit nga prorektoret!) Asnje reagim nga MASHT. Cka do te thote krejt kjo heshtje? Ne sot patem gezimin e diplomimit te studenteve, te cilin na e lendon kjo gjendje e trishtueshme e fakultetit dhe kjo indiference e institucioneve. Thjesht e sheh njeriu me sy mjerimin dhe nuk arrin ta besoje deri ku ka shkuar degradimi ne kete vend.

Ende askush s’ka reaguar nga Universiteti i Prishtinës.

Kulmi i Fakultetit të Filologjisë prej pasluftës është rregulluar disa herë ndërsa në pesë vitet e fundit tre herë.

Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, uji përsëri ka depërtuar.

---- ----
-----