Ballina LifeBizare Shitet për 94 milionë dollarë vila super luksoze me 21 banjo e...

Shitet për 94 milionë dollarë vila super luksoze me 21 banjo e 5 kuzhina (FOTO)

102
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas dy vitesh në treg, dy uljesh të çmimit dhe një sherri ligjor, sipërmarrësi i pasurive të patundshme Bruce Makowsky arrit ta shesë “Billionaire”, super vilën në 924 di Bel Air Road në Los Angeles për shumën gjigande të 94 milionë dollarëve.

Në 2012-tën, ai e kishte blerë për 7,9 milionë dollarë. Vila ka një sipërfaqe prej mbi 3500 metrash katrorë, 12 dhoma gjumi, 21 banjo; fillimisht ishte nxjerrë në shitje për 250 milionë dollarë, por nuk eci, ndaj cmimi u ul në 188 milionë një vit më parë, vetëm për të pësuar një tjetër reduktim.

----

“Pallati” 4 katësh është si një lloj parku lojërash, me mbi 5 kuzhina dhe 5 bare brenda; ai ka dhe një pistë për bowling, një kinema me 40 vende, një qendër masazhi, një qendër fitnesi, dy kantina të mbushura me verë e shampanjë, një pishinë 25 metra të gjatë, e një garazh që mban edhe makina “vintage” e një varkë me vela, të gjitha të përfshira në çmim.

E ndodhur ndërmjet Beverly Hills, Holmby Hills e Bel Air, në njërën prej zonave më prestigjoze që ka mikpritur emra të mëdhenj të Hollivudit, ajo ka një pozicion të “privilegjuar” sepse garanton një pamje që përfshin që nga planet e Malibusë e deri tek malet San Gabriel.

----- ----