Ballina Lajme Bota/Rajoni “Shikoni heronjtë e vërtetë, nuk janë ata me para e sukses”

“Shikoni heronjtë e vërtetë, nuk janë ata me para e sukses”

24
SHPËRNDAJE

“Kur gjendemi të mbërthyer me shpatullat pas muri, kur e gjejmë veten në një rrugë pa krye, pa dritë e pa dalje, kur duket sikur edhe Zoti nuk përgjigjet, atëherë kujtojmë se nuk jemi vetëm”. Me këto fjalë, Papa Francesku kremtoi meshën e Javës së Shenjtë të Pashkëve në të dielën e Palmave.

Pamjet e bazilikës së boshatisur të Shën Pjetrit, ne te cilen mungonin edhe ndenjëset ku ulen besimtarët dhe me Papën në altar që kremtonte vetem me një grup të vogël priftërinjsh, e krijonin edhe me fort idenë e asaj që po ndodh nëpër botë.

“Sot në dramën e pandemisë, përballë kaq shumë sigurish që thërrmohen, përballë kaq shumë pritshmërish të tradhëtuara, në ndjesinë e braktisjes që të mbërthen zemrën, Jezusi i thotë secilit prej nesh: Kurajo, hapja zemrën dashurisë sime.

Do të ndjesh ngushëllimin e Zotit që të mbështet”, tha Papa Francesk. Ati i Shenjtë iu drejtua më pas të rinjve, duke I kërkuar që ta hedhin vështrimin tek ata që ai i cilësoi “heronjtë e vërtetë” , njerez të cilët po dalin në dritë sot, në këtë kohë të vështirë. “Nuk janë ata që kanë famë, para apo sukses”, tha Papa, “por ata që sakrifikojnë veten e tyre për t`u shërbyer të tjerëve”.

-----