Ballina Lajme Bota/Rajoni Shifrat në dy muaj/ Më shumë viktima nga aksidentet dhe alkooli sesa...

Shifrat në dy muaj/ Më shumë viktima nga aksidentet dhe alkooli sesa koronavirusi

33
SHPËRNDAJE

E gjithë bota është përfshirë në alarm nga virusi që nisi në Kinë, preku miliona njerëz, shënoi shumë viktima dhe tashmë ka gjunjëzuar Evropën, me Italinë në vendin e parë. Por, asnjë nuk ka bërë krahasime mes viktimave nga sëmundje të tjera dhe koronavirusit.

Universiteti i Hamburgut në Gjermani ka publikuar disa të dhëna, të cilat vetëm përmes një krahasi të thjeshtë të bëjnë të kuptosh se të tjera sëmundje kanë shkaktuar më shumë viktima.

Shifrat janë llogaritur në harkun e dy muajve. Sipas këtyrë të dhënave numri i vdekjeve në botë nga koronavirusi 2360 (shifra ka arritur në 6500 llogaritur edhe muajin mars).

Ndërsa, më tej llogaritjet janë:  69 602 viktima nga një i ftohtë i zakonshëm, 140 584 nga malaria, 153 696 janë viktima nga vetëvrasjet dhe 193 mijë e 479 nga aksidentet.

Ndërkohë, shifrat tregojnë se në dy muaj nga hiv shkaktohen 240 mijë e 950 persona dhe 358 471 nga alkooli, 716 498 nga pirja e duhanit dhe shifra më e lartë është nga kanceri me 1 177 141.

Por studimi shkon më tej, teksa thotë se pse duhet menduar që virusi Corona i rrezikshëm? Madje, studimi shtron edhe pesë pyetje nëse rreziku vjen si qëllimi i fushatës mediatike për të zgjidhur luftën tregtare midis Kinës dhe Amerikës, ose për të zvogëluar tregjet financiare për të përgatitur fazën e tregjeve financiare për bashkime dhe blerje, ose të shesë bonot e thesarit amerikan për të mbuluar defiçitin fiskal në to?

Sipas të dhënave të këtij universiteti mendohet se corona është i rrezikshëm edhe sepse është një panik i krijuar nga ndërmarrjet farmaceutike për të shitur produktet e tyre  si ato sanitare, maska, ilaçe etj? Në fund, apeli për të mos bërë panik!

-----