Ballina Lajme Bota/Rajoni Shifrat e frikshme nga koronavirusi, 2.1 milionë të prekur dhe 147 mijë...

Shifrat e frikshme nga koronavirusi, 2.1 milionë të prekur dhe 147 mijë viktima

18
SHPËRNDAJE

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka kaluar në mbi 2,1 milion, përkatësisht 2,184,704 sipas Worldometers. Ndërkohë numri i viktimave i ka arritur në 146,898, ndërsa numri i të shëruarve është 553,227.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 34.641 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 22,170 viktima, Spanja me 19,315, Franca me 17,920 dhe Britania me 13.729.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë raportuar edhe 1,290 viktima duke e çuar në 4,632 numrin total të vdekjeve. Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani aktualisht ka mbi 1,4 milion raste aktive që presin të shërohen.

-----