Ballina Lajme nacionale Shifra të larta të infektuarish me Covid në Greqi, humbin jetën 87...

Shifra të larta të infektuarish me Covid në Greqi, humbin jetën 87 persona

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Shifra të larta të infektuarish me Covid 19 janë shënuar gjatë orëve të fundit në Greqi.

Gjatë 24 orëve të fundit autoritete shëndetësore vendase bëjnë me dije se numri i rasteve të reja ditore ka shkuar në 3 789 ndërsa kanë humbur jetën 87 persona.

Ndërkohë një ditë më parë numri i të infektuarve ditorë me Covid në Greqi ka qenë 1 607 raste të reja. Ndërkohë mosha mesatare e viktimave nga Covid në Greqi është mbi 70 vjeç.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 316,879 mes të cilëve 275,553 kanë fituar betejën me Covid dhe 9,540 qytetarë kanë humbur jetën. e.su./abcnews.al

The post Shifra të larta të infektuarish me Covid në Greqi, humbin jetën 87 persona appeared first on Abc News.

---- ----
-----