Ballina Lajme nacionale Shifër alarmante e aksidenteve në Kosovë, 56 të vdekur për shtatë muaj

Shifër alarmante e aksidenteve në Kosovë, 56 të vdekur për shtatë muaj

9
SHPËRNDAJE

Numri i aksidenteve në vendin tonë vetëm sa shkon e rritet.

Në shtatë mujorin e parë të këtij viti, kanë ndodhur 47 aksidente fatale ku kanë vdekur 56 persona.

Aksidente me lëndime janë gjithsej 3103, ku të lënduar kanë mbetur 6005 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i aksidenteve, sipas policisë ka arritur në 8191.

Krahasim me vitin paraprak ky numër është pak më i vogël, ngase në shtatë mujorin e parë të vitit 2018, kishin ndodhur 8630 aksidente.

Policia e Kosovës deri më tani ka shqiptuar 243 mijë e 740 tiketa dënimi.

Theksojmë se në sezonën e verës është rritur fluksi i automjeteve, ku si pasojë është shtuar edhe numri i aksidenteve.

-----