Ballina Showbiz Sherri mes Meghan dhe babait të saj, ja mesazhet që Princ Harry...

Sherri mes Meghan dhe babait të saj, ja mesazhet që Princ Harry i ka dërguar vjehrrit: Ti nuk ke nevojë… (FOTO)

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Së fundmi janë publikuar disa dokumente ku tregojnë se si Princ Harry, i është lutur vjehrrit të tij, Thomas Markle, që të mos jepte intervista me shtypin.

----

Këto fjalë ia ka drejtuar para se ai dhe Meghan Markle të martoheshin në vitin 2018.

Në dokumentet e paraqitura në Gjykatën e Lartë në Britaninë e Bashkuar, në emër të Dukeshës së Sussex Meghan Markle, Harry i dërgoi disa mesazhe Thomas në maj 2018.

Kjo ka ndodhur pasi Thomas konfirmoi për mediat britanike se nuk do të merrte pjesë në dasmën e vajzës së tij në Windsor më 19 maj.

Harry i tha se ai dhe Meghan nuk ishin të mërzitur me të sipas dokumenteve.

“Tom, Harry sërish. Kam nevojë të flas me ty. Ti nuk ke nevojë të kërkosh falje, ne i kuptojmë rrethanat por bërja publike e informacioneve vetëm do përkeqësojë situatën,”– shkroi Princi në një prej mesazheve.

“Nëse do Meghan dhe dëshiron ti bësh gjërat mirë të lutem më telefono pasi janë dy opsione të tjera që nuk ju përfshijnë, iu përfshijnë me mediat, që krijuan gjithë këtë situatë. Meg dhe unë nuk jemi të zemëruar. Vetëm duam të flasim me ju. Falemiderit,”– shkroi Harry.

Detajet e mesazheve me tekst janë publikuar si pjesë e padisë që Meghan ka ngritur kundër Associated Neëspapers, botuesit të tabloidit britanik Daily Mail për cënim të privatësisë, shkeljes së të drejtës së autorit pasi gazeta publikoi fragmente të një letre që Dukesha i dërgoi babait të saj menjëherë pasi u martua me Harry-n.

----- ----