Ballina Showbiz Sherri i bujshëm me Kate Middleton, zbulohen detaje të reja nga Meghan...

Sherri i bujshëm me Kate Middleton, zbulohen detaje të reja nga Meghan Markle

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Meghan Markle kishte dërguar një email drejtuar Pallatit Buckingham, duke kërkuar që të përgenjeshtronte artikullin, në të cilin thuhej se kishte bërë për të qarë kunatën, Kate Middleton në dasmën e saj. Email-i është publikuar nga mediat e huaja, ku Dukesha e Sussex-it informoi mbretërit për informacionin e sajuar në artikullin e botuar nga Tatler.

Në artikull thuhej se Kate dhe Meghan kishin debatuar rreth veshjeve të vajzave për dasmën dhe se kjo e fundit e kishte bërë Kate-n të qante. Kjo u përgenjeshtrua nga Meghan në intervistën e dhënë pak ditë më parë për Oprah Winfrey, duke thënë se në fakt ishte Kate që e kishte bërë për të qarë atë.

Princi Harry, Meghan Markle, Kate Middleton, Princi William

Në emailin drejtuar ndihmëses së saj, Markle shprehet se familja mbretërore nuk bëri asgjë për të përgenjeshtruar lajmet. “Meqë po flasim për të tilla deklarata atje jashtë, ndoshta pallati mbretëror mund të tregohet i drejtë rreth meje dhe të thotë se nuk e bëra Kate-in për të qarë.” shkruhej në një pjesë të email-it. /abcnews.al

 

The post Sherri i bujshëm me Kate Middleton, zbulohen detaje të reja nga Meghan Markle appeared first on Abc News.

---- ----
-----