Ballina Lajme nacionale Sherr për vendin e parkimit, 45-vjeçari nxjerr armën dhe qëllon nënë e...

Sherr për vendin e parkimit, 45-vjeçari nxjerr armën dhe qëllon nënë e bir në Durrës

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Sherr për vendin e parkimit, 45-vjeçari nxjerr armën dhe qëllon nënë e bir në Durrës

Një sherr për parkimin në lagjen nr.12 në qytetin e Durrësit ka agravuar duke sjellë plagosjen e një 23-vjeçari dhe nënës së tij.

Sipas policisë, ka qenë një konflikt i çastit që ka bërë që shtetasi J.Z ,45 vjeç, të nxjerrë armën dhe të qëllojë në drejtim të 23-vjeçarit me iniciale F.Ç i cili shoqërohej nga nëna e tij në momentin e sherrit.

Të dy ata kanë marrë plumb në këmbë dhe menjëherë më pas janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Autori 45-vjeçar është ndaluar nga policia.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi J.Z., rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sherr për vendin e parkimit, 45-vjeçari nxjerr armën dhe qëllon nënë e bir në Durrës
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----