Ballina Sport Sherr me policinë dhe tifozët britanikë, kapiteni i Manchester United arrestohet në...

Sherr me policinë dhe tifozët britanikë, kapiteni i Manchester United arrestohet në ishullin grek

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, është arrestuar në ishullin grek të Mykonos, sikurse njofton “Daily Mail”, pasi dyshohet se sulmoi policinë, pas një përleshjeje jashtë një bar-i, sipas mediave lokale. Qendërmbrojtësi 27-vjeçar u prangos nga policia gjatë një grindjeje me turistët e tjerë britanikë, natën e kaluar.

Kur oficerët ndërhynë, tre anglezë dyshohet se i kanë kundërshtuar fizikisht dhe verbalisht në punën e tyre. Si rezultat, të tre u arrestuan në orët e para të së premtes, mes tyre edhe lojtari i kombëtares angleze dhe i “Djajve të Kuq”. Manchester United tha në një deklaratë: 

“Klubi është i vetëdijshëm për një incident të supozuar, që ka përfshirë Harry Maguire mbrëmë në Mykonos. Kemi kontaktuar me Harry dhe ai po bashkëpunon plotësisht me autoritetet greke. Në këtë kohë ne nuk do të bëjmë asnjë koment tjetër”.

Pamjet e postuara në një uebfaqe greke tregojnë Maguire, më herët, natën e arrestimit, duke biseduar me tifozët në zonën Matogiannia të qytetit të Mykonos. E dashura e tij, Fern Hawkins, postoi mbrëmë një foto në Instagram me titullin: “Pushime me ty … ♥

Lojtarët e Manchester United po pushojnë, pas eleminimit nga “Europa League”, në fillim të këtij muaji. Ata u eliminuan nga skuadra spanjolle, Sevilla, të dielën e kaluar.

 

---- ----
----
----- ----
-----