Ballina Sport Shërohet nga Covid-19 trajneri Skënder Gega

Shërohet nga Covid-19 trajneri Skënder Gega

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Trajneri i Kukësit Skënder Gega ka arritur që të fitojë betejën me COVID-19. Klubi i Kukësit ka njoftuar se trajneri është shëruar dhe ka lënë spitalit ku po kurohej në Turqi.

“Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës”, njofton klubi.

Më tej bëhet me dije se Gega do të kthehet në Shqipëri dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ai do të bjë dhe disa ditë pushim e shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit.

Gega u kurua në Turqi, por doktori specialist që e ndoqi ishte shqiptari Gersi Alisha.

---- ----
----
-----
-----