Ballina Sport Shënoi dy gola me Barcelonën B, hajdutët i prishin festën Rey Manajt:...

Shënoi dy gola me Barcelonën B, hajdutët i prishin festën Rey Manajt: I marrin 70 mijë euro e tri orë të shtrenjta

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Rey Manaj mbetet protagonist te ekipi i dytë i Barcelonës. Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola për katalanasit, në barazimin 2-2 të regjistruar përballë Prat. Fillimisht kuqeziu zhbllokoi rezultatin me një penallti të shndërruar në gol në minutën e 49-të.

Kur kronometri tregonte një orë lojë, vendasit barazuan, por në të 81-ën Manaj realizoi sërish me 11-metërsh. Barcelona B nuk arriti ta mbronte avantazhin dhe dy minuta përpara fundit të kohës së rregullt, Prat riktheu baraspeshën, duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë.

Festa e yllit shqiptar për paraqitjen individuale u prish gjithsesi nga një ngjarje e pakëndshme. Hajdutet arritën të hynin në shtëpinë e sulmuesit, duke i shkaktuar një dëm të rëndësishëm. Sipas burimeve jo zyrtare, në shtëpinë e Manajt u vodhën tre ora tepër të kushtueshme, si edhe 70 mijë euro. Policia po heton ngjarjen dhe ende priten zhvillime.

---- ---- ----
-----