Ballina Shëndetësi Shenjat që tregojnë se cikli juaj menstrual nuk është në gjendje normale

Shenjat që tregojnë se cikli juaj menstrual nuk është në gjendje normale

34
SHPËRNDAJE

Shumica e grave përjetojnë ciklin menstrual çdo 28 ditë, por është shumë e zakonshme që një cikil të filloj më herët ose më vonë, më ciklin menstrual nga 21 deri 40 ditë.

Po ashtu, është normale nëse cikli juaj zgjat diku rreth 3 deri në 8 ditë – dhe është më e zakonshme të zgjas deri në 5 ditë, raporton “Metro News”.

Edhe rrjedhje e rëndë është normale, por zakonisht kjo zgjat vetëm për disa ditë, dhe rrjedhja do të zbutet. Me kalimin e kohës, mund të merr ngjyrën pink ose kafeje, transmeton lajmi.net.

Por kur cikli juaj tregon shenja paralajmëruese?

Përderisa disa gra kanë perioda të çrregullta, nëse nuk jeni duke pasur cikël fare është mirë të kontrolloheni  te një gjinekologë.

Kjo mund të ndodh ndoshta për shkak ilaçeve kundër shtatzënisë, shtim në peshë, stresi apo edhe ushtrime intensive – por po ashtu mund të ju çoj edhe në sindromë të vezoreve.

Po ashtu, ju duhet të kontaktoni një mjek nëse keni rrjedhje shumë të rëndë, nëse ju duhet të ndërroheni çdo një orë mund të jetë shenjë e disa komplikimeve.

Dhembje intensive të barkut për një kohë të gjatë po ashtu mund të jetë shenjë paralajmëruese. Gjithashtu, nëse jeni duke përjetuar diarrea dhe vjellje duhet të i tregoni mjekut për simptomat e juaja, e gjithë kjo mund të shkaktoj dehidratim. /Lajmi.net/

-----