Ballina Sport SHENIM: Sqarime dhe pyetje për shumë të diturin Koço Kokëdhima

SHENIM: Sqarime dhe pyetje për shumë të diturin Koço Kokëdhima

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

TemA

Para pak ditesh, ne nje studio televizive sportive zoti Koço Kokedhima na vuri ne dukje nder te tjera se fondet qe FSHF merr nga UEFA/FIFA qenkan per merite te zotit Armand Duka.

Kete e tha si gjithmone me sigurine e nje njeriu qe nuk ja luan topi ato qe thote.

Qe zoti Kokedhima ne funksion te interesave te tij te momentit eshte ne gjendje te pershkruaje si te bardhe bore edhe naten me te zeze eshte nje fakt i njohur per opinionin publik. Po pyetja qe mund te shtrohet per sa parashtroi eshte se nga e di zoti Kokedhima qe fondet nga UEFA dhe FIFA per futbollin shqiptar qenkan per shkak te zotit Duka?

Natyrisht qe kete ja ka thene vete zoti Duka ose e ka shpikur vete si nje taktike momenti, nga ato te zakoneshmet e tij. Sido qe te jete, me vetedije apo jo, ai keshtu ka pohuar qe FIFA dhe UEFA qenkan institucione te korruptuara nga ato te tipit qe hasim rendom ne Shqiperi, ku fondet publike “shqyhen” midis te forteve.

Natyrisht qe zoti Kokedhima, perpos interesit personal te momentit, ne vetedije e di qe nje gje e tille s’mund te jete e vertete. Por me sa duket ndoshta e ka te veshtire te dale jashte vizioneve te tij te zakoneshme per institucionet publike sipas te cilave me siguri mendon se duhet modeluar edhe institucioni tashme i kamur i futbollit.

Po si qendron e verteta me financimet nga FIFA dhe UEFA dhe te ardhurat e FSHF ne pergjithesi? Fondet qe vijne per futbollin e Shqiperise nuk jane aspak per ndonje merite te Dukes, per miqesite apo lobingjet e tij. Fondet shperndahen per te gjithe federatat anetare ne menyre proporcionale. Kjo ndarje behet mbeshtetur ne kritereve te mirepercaktuara dhe ne transaparence te plote.

Aktualisht pjesa me e madhe e financimeve per federatat, pra dhe per FSHF, materializohen nepermjet programit “HatTrick” te UEFAs dhe atij “Forward” te FIFA-s plus nga e drejta televizive per ndeshjet e ekipit kombetar qe menaxhohet nga UEFA. Asnje cent nuk mund t’u shtohet apo pakesohet fondeve nga keto kanale zyrtare nepermjet akraballeqeve alla shqiptare.

Po ajo per te cilen duhet te sqarohet komuniteti i futbollit, opinioni publik po edhe Qeveria eshte se sa jane financimet nga jashte per futbollin shqiptar, per se jepen ato dhe ku perfundojne. Per kete le themi dy-tre gjera per keto programe dhe te bejme ndonje detajim te thjeshte te zerave te financimit per FSHF.

Programi “HatTrick” eshte krijuar për t’ju dhene mbështetje financiare federatave anetare qe të nxisin dhe mbeshtetin zhvillimin e futbollit ne vend në të gjitha nivelet. Fondet jepen per investime dhe per programe nxitese.

Programi zbatohet ne cikle disa vjecare por per periudhen 2020-2024 FSHF do te perfitoje 13,6 milion Euro qe ndahen e detajohen keshtu:

1. Financim per investime 4.5 milion Euro

2. Financim per programe nxites 2.4 milion Euro ne vit ku:
• 800.000 Euro ne vit eshte pagese solidaritetit për shpenzimet e perditeshme te federates

• 1.6 milion Euro ne vit jane per nxitjen direkt te
– pjesëmarrjes në kampionatet e te rinjve, ne futbollin e femrave, ne ate te futsallit dhe te futbollit amator (250,000 Euro)

– zbatimit te sistemit te licencimit të klubeve (250,000 Euro)

– zbatimit te projekteve per mireqeverisjen e institucionit te futbollit (200,000 Euro)

– zbatimit te Kartës Grassroots te futbollit te femijeve (200,000 Euro)

– zbatimit te programit per zhvillimin e futbollit të femrave (150,000 Euro)

– zbatimit te Konventën per Traineret (100,000 Euro)

– zbatimit te Konventës per Gjyqtaret (100,000 Euro)

– zbatimit te programit per zhvillimin e futbollisteve te rinj elitare (100,000 Euro)

– zbatimit te programit per pergjegjesine sociale te futbollit (100,000 Euro)

– pjesemarrjet e skuadrave kombetare (100,000 Euro)

– luftes kunder fiksimit te ndeshjeve dhe promovimin e integritetit te garave (50,000 Euro)

Programi “Forward 2.0” i akordon nje shume deri në 6 milion dollarë për ciklin 2019-2022. Objektivi i tij eshte zhvillimi, promovimi dhe mire-organizimi i futbollit në përgjithësi. Edhe ky program detajohet ne menyre te ngjashme me ate HatTrick te UEFAs.

E drejta televizive. FSHF perfiton rreth 5 milion euro nga UEFA nga shitja e centralizuar e te drejtave TV te skuadrave perfaqesuese.
Nderkohe, per te nxitur permiresimet statutore dhe te rregulloreve ku perfshihet dhe studimi per numerin e mandateve përPresidentin UEFA ka jep 25,000 Euro. Per te promovuar etiken, integritetin, per te shmangur konfliktin e interesit, korrupsionin etj UEFA jep cdo vit 10,000 Euro, etj.

Pervec ketyre me siper, kete vit UEFA ju shperndau tere federatave europiane nje ndihme te konsiderueshme financiare per te kapercyer krizen e krijuar nga pandemia. FSHF-se i takoi 4,3 milion Euro.
Ketu nuk do t’i futemi analizes per shume miliona Eurot qe FSHF mori nga pjesmarrja ne finalet e kampionatit Europian, per perfitimet nga miniturnete qe zhvillohen ne Shqiperi, per te ardhurat qe vijne nga sponsoret dhe shitja e te drejtave, per ato nga biletat qindramije lekeshe te ndeshjeve te kombetares, etj pasi lista do behej shume e gjate.

E thene shkurt FSHF notoka ne para. Per kete arsye besoj se me shume se sa te na binde qe keto fonde futbollit shqiptar i vijne per merite te zotit Duka, zoti Kokedhima duhet te na thote nese si anetar i FSHF ai e di me saktesi se ku derdhet ky “lume” parash?

Natyrisht qe zoti Kokedhima nuk ka si ta dije kete me saktesi. Se pari sepse zoti Duka me siguri nuk ja thote dhe se dyti sepse FSHF eshte transparente po aqe sa eshte i tille programi nuklear i Iranit.
Meqe ra fjala per transparencen per te cilen FIFA dhe UEFA jepka financime ashtu si dhe per korrupsionin, konfliktin e interesit dhe trukimet ndoshta eshte rasti te pyesim: A e di zoti Kokedhima qe kompania e perbashket e zotit Duka me ish-presidentin e Skenderbeut ishte sponsor zyrtar i ketij klubi qe fitoi 7 here titullin e kampionit te Shqiperise para se te denohej si kampion i trukimit ne Europe? Po qe logo e po kesaj kompani reklamohej ne ndeshjet e ekipit kombetar?

Po qe zoti Duka ka investuar parate e komunitetit te futbollit ne hotelin privat te presidentit te Skenderbeut duke e shnderruar ate per vite e vite me rradhe ne qender te stervitjes se ekipit kombetar? Po qe FSHF per vite me radhe bleu sherbim telefonik per qindra abonente ekskluzivisht nga kompania ku zoti Duka ishte bashkepronar? Po qe po kjo kompani ne falimentim e siper ishte sponsor i pergjithshem i ekipit kombetar? Po qe zoti Duka ja shiti per vite me radhe te drejten televizive te ekipit kombetar kompanise televizive ku ai eshte bashkepronar? Dhe pyetje te tilla mund te radhisim shume.

Ne cilin vend eshte pare e degjuar te ndodhe nje gje e tille zoti Kokedhima? As ne republikat e bananeve nuk keni per t’a gjetur se ne Europe jo e jo. Ju i dini shume mire keto zoti Kokedhima por per momentin duket se kapistallin e keni lidhur pas qerres se ngarkuar me para te zotit Duka.

Natyrisht qe sa themi me siper nuk ka pse te kufizoje te drejten tuaj per t’i kerkuar leshime te metejeshme Qeverise pavaresisht konfliktit te interesit me angazhimin tuaj ne politik por bojkotin duhet t’ja kishit rezervuar me pare zotit Duka.

Se bashku me zotin Duka ju tashme e keni bere zakon te talleni dhe te merrni zvarre komunitetin e futbollit dhe interesat e tij. Por pasi tani keni vendosur te talleni dhe te fyeni inteligjencen e nje populli te tere kjo sikur shkon dicka me tej se nje histori e zakoneshme me hajdute. Kujdes, nuk do ju lejojne. (TemA)

---- ----
----
----- ----
-----