Ballina Sport SHENIM: Nga Koço Kokëdhima, Armand Duka, tek Fidel Ylli, personazhët politikë që...

SHENIM: Nga Koço Kokëdhima, Armand Duka, tek Fidel Ylli, personazhët politikë që po mbajnë “peng” futbollin

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kanë kaluar më shumë se 3 javë që futbolli shqiptar ndodhet në “koma” dhe shanset për ta shpëtuar vijojnë të jenë të pakta. Kjo për shkak të një krize që është krijuar pas aktit ekstrem të marrë nga nga Liga e Futbollit, që tashmë po përdoret politikisht.

Edhe pse të 10 presidentët kur e morën vendimin në fillim ishin në një linjë, tashmë situata është përmbysur.

Presidenti i skuadrës së Apolonisë Koço Kokëdhima, si dhe presidenti i skuadrës së Kukësit Safet Gjici, janë futur në një përpalsje të ashpër me akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit, duke prishur klimën e “marrëveshjes” që kanë pasur në fillim të bojkotit kur e morën në emër të Ligës.

Koço Kokëdhima po e përdor qartazi politikisht këtë nismë, duke akuzuar Gjicin si një person që ka kryer evazion fiskal, pasi Gjici ka dal kundër deklaratave të Kokëdhimës.

Në deklartat e tij, Safet Gjici është shprehur kundër bojkotit të vendosur nga Liga dhe është shprehur se Koço Kokëdhima po e përdor politikisht këtë çështje për të përfituar partia e tij.

Këto deklarata të Safet Gjicit kanë tërbuar Kokëdhimën, i cili gjatë ditëve të fundit në media ka hedhur akuza ndaj presidentit të Kukësit, duke nxjerrë kokën se synimi i tij është të përfitojë politikisht përmes futbollit duke akuzuar qeverinë shqiptare dhe eksponetë të PS-së.

Një tjetër personazh, që është dhe iniciatori i drejtëpërdrejtë për vendosjen e bojkotit dhe që qëndron pas Ligës, është Armand Duka.

Ky i fundit që gjatë gjithë sundimit të tij në krye të FSHF-së, ka qenë një nga personat që ka kërkuar që qeveritë të mos përfshihen në çështjet e futbollit, pasi Federata i del vetë për Zot, tani ka ndryshuar qëndrim duke kërkuar shpëtim tek qeveria.

Tashmë, teksa ka lejuar që futbolli shqiptar të shkojë drejt greminës për shkak të keqmenaxhimit të tij, Armand Duka ka nisur një sulm ndaj qeverisë për mos përkrahje ndaj sportit.

I pozicionuar krah Ilir Metës duke e vendosur Federatën në shërbim të tij si dhe për t’i dhënë një dorë partisë së vëllait të tij, Duka kërkon që përmes kësaj “nisme” të dëmtojë sadopak qeverinë. Dhe për këtë ka nisur të sulmojë Fidel Yllin dhe qeverinë.

Gjithashtu, edhe negociatori i deleguar për të bashkëpunuar me Ligën Fidel Ylli, një njeri që “njihet” si deputet i sportit ka dështuar që të krijojë një frymë bashkëpunimi mes qeverisë dhe aktorëve të tjerë të sportit.

Fidel Ylli, ashtu si Duka dhe Kokëdhima po tenton që të përfitojë dhe ai politikisht nga kjo çështje.

Komunikimi i tij arrogant dhe sulmet politike që dhe ai po kryhen, tregon qartë se askush nuk e ka mendjen për të ndihmuar futbollin, por kërkojnë që të kenë benefite personale politike.

Të dëmtuarit në këtë mes janë ajo pjesë tjetër e atyre presidentëve që kërkojnë realisht një zgjidhje për futbollin, ndërsa këtë tre personazhë duken se hallin e kanë në tjetër vend, duke marrë “peng” për interesa personale dhe politike të ardhmen e futbollit shqiptar.

Mjafton të shohësh sulmet e këtyre tre aktorëve për të kuptuar se në çfarë gjëndje është katandisur futbolli në vendin tonë dhe nga kush fatkeqsisht presim të na vijë zgjidhja… (TemA)

---- ----
----
----- ----
-----