Një motor uji në të cilin ishin dy persona në të është përplasur me një shkëmb në Shëngjin. Për pasojë shtetasi P.M, rreth 50 vjeç, u lëndua rëndë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shëngjin, në afërsi të plazhit “Rana e Hedhun”.
Për t’i ardhur në ndihmë të dëmtuarit ka shkuar një gomone e cila e ka transportuar të lënduarin deri te Porti i Shëngjinit dhe me pas autoambulanca e ka dërguar për në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Ne lidhje me ngjarjen autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet./oranews
The post Shëngjin, motori i ujit përplaset me shkëmbinjtë, lëndohet rëndë një 59-vjeçar appeared first on RTV21.