Ballina Lajme nacionale Shembet dheu, vdes punëtori në Skenderaj

Shembet dheu, vdes punëtori në Skenderaj

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Skenderajt.

Dy persona janë zënë nga shembja e dheut dje në Kopiliq të Epërm të Skenderajt. Njëri nga ta ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është lënduar.

----

Sipas Policisë i ndjeri dhe i lënduari ishin duke punuar në një kompani private duke kryer një kanal të ujërave të zeza.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

----- ----