Ballina LifeBizare Shemben varrezat, deti mbushet me arkivole në Itali

Shemben varrezat, deti mbushet me arkivole në Itali

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Një pamje dramatike ka shokuar banorët e një qyteze në Liguria të Italisë, Camogli.

Një pjesë shkëmbore që ndodhet buzë detit shkaku i rrëshqitjes së dherave, ka përfunduar në ujë. Por bashkë me shkëmbinjtë, deti u mbulua edhe me qindra arkivole, raporton ansa.

Raportohet se mbi 200 arkivole përfunduan në det, ku disa prej tyre u shkatërruan dhe të tjerat u mblodhën me vështirësi nga forcat e rendit.

Varrezat e Camogli, pikërisht për pamjen mahnitëse që dhurojnë, janë bërë të njohura edhe përtej Italisë.

Autoritetet, duke ditur bukurinë por edhe paqëndrueshmërinë e terrenit, kishin miratuar punime me vlerë 400 mijë euro për të siguruar varrezat.

Source

The post Shemben varrezat, deti mbushet me arkivole në Itali appeared first on LAJME.mk Lajme nga Maqedonia e Veriut.

---- ----
----
----- ----
-----