Ballina Lajme nacionale Shekerinska: Sllovenia me këshillat e saja na e tregoi rrugën drejtë NATO-s

Shekerinska: Sllovenia me këshillat e saja na e tregoi rrugën drejtë NATO-s

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkup, 18 mars – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot po qëndron për vizitë njëditore zyrtare në Republikën e Sllovenisë ku ishte pritur me nderimet më të larta nga ana e nikoqirit të saj, ministrit slloven të Mbrojtjes, Matej Tonin.

Dy ministrat, njoftuan nga MM, kishin takim sy më sy i cili pastaj vazhdoi me takim të dy delegacioneve, në të cilin ishte biseduar për bashkëpunimin bilateral në mbrojtje pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe iniciativat rajonale në siguri.

Dy ministrat në deklaratat e dhëna për mediat kanë shfaqur mbështetje të ndërsjellë dhe i kanë theksuar planet për bashkëpunim të ardhshëm.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut u transmetuan edhe në mbrojtje. Marrëveshjen për vitin 2021 e nënshkruam dhe parapamë aktivitete të cilat premtojnë bashkëpunim dinamik para së gjithash në trajnime, ushtrime, por edhe në zhvillimin e kapaciteteve tona në NATO, që për ne është me rëndësi të madhe, ka thënë Shekerinska”, theksohet në kumtesën e MM-së.

Ajo është falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhe ka shprehua pritje se mbështetja për fillimin e bisedimeve të vendit tonë me BE-në do të jetë njëjtë e zëshme siç ishte edhe për NATO.

“Për disa ditë Zyra e NATO-s në Shkup e cila një periudhë të gjatë ishte nën patronazhin dhe mentorimin udhëheqës të Sllovenisë, do të na përshëndesë për herë të fundit me porosi se misioni ka përfunduar me sukses sepse Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e NATO-s”, theksoi Shekerinska.

Mes tjerash Shekerinska ka theksuar se të dyja vendet këtë vit festojnë 30 vjetorin e pavarësisë dhe me këtë rast i uroi qytetarët sllovenë dhe ministrin Tonin.

Për ministrin slloven të Mbrojtjes, Tonin takimi i sotëm ishte i suksesshëm dhe rezultoi me përfundimin për mirëmbajtje të përbashkët të automjeteve ushtarake dhe paraqitjes së përbashkët në misionet e NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes së Sllovenisë e ka theksuar, siç tha, guximin e Qeverisë gjatë arritjes së kompromisit me Greqinë dhe hyrjen në NATO. Ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut meriton të fillojë bisedime me BE-në dhe ka theksuar se presidenca sllovene me Unionin qartë do ta theksojë këtë qëndrim.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut në Slloveni e ka vizituar edhe Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Krizave me çka është njoftuar me rolin e tij dhe funksionimin gjatë krizës.

Në pjesën e pasdites së vizitës, siç është paralajmëruar nga MM, Shekerinska do të ketë takim me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe me Komisionin kuvendor për Mbrojtje, ndërsa do ta vizitojë edhe qendrën e NATO-s për luftë malore.

The post Shekerinska: Sllovenia me këshillat e saja na e tregoi rrugën drejtë NATO-s appeared first on KOHA.

---- ----
-----