Ballina Sport Shehi zyrtarizon largimin nga Skënderbeu: Ky ishte viti i fundit

Shehi zyrtarizon largimin nga Skënderbeu: Ky ishte viti i fundit

20
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, ka zyrtarizuar largimin nga stoli i skuadrës korçare.

I ftuar në studion e “Kuqezi”,  në “Supersport”, Shehi tha ky ishte vitit i tij i fundit në Korçë, ku theksoi se lamtumirën do ta konfirmojë gjatë një konference për mediat.

 “Mbyllëm një sezon të vështirë tranzicioni. Personalisht dhe pas konsultimeve me familjen ishte viti i fundit në Korçë.

Kam fituar çdo gjë aty dhe kam dhënë gjithçka aty, falenderoj të gjithë që nga punëtori i fushës dhe lojtarët.

Do të bëjë një konferencë për të dhënë lamtumirën, se ishin 9 vite në Korçë. Do shkoj të takoj lojtarët. Nuk kam oferta deri tani, pasi jam konsultuar me familjen dhe duhet një ndryshim”, ka thënë Shehi.

Prej 9 vitesh Shehi largohet nga Skënderbeu.

The post Shehi zyrtarizon largimin nga Skënderbeu: Ky ishte viti i fundit appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.