Ballina Sport Sheh ndeshjen dhe vaksinohesh për Covid-19, nisma e veçantë e Zenit

Sheh ndeshjen dhe vaksinohesh për Covid-19, nisma e veçantë e Zenit

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Teksa shumë vende të botës po vuajnë për të siguruar vaksinat e nevojshme, krejt e kundërta ndodh në Rusi. Dozën e vaksinës mund ta marrësh përpara se të shkosh në stadium për të parë ekipin tënd të zemrës dhe këtë mundësi e ofron klubi i Zenit Saint Petersburg.

“Vaksina Sputnik V do të jetë në dispozicion për të gjithë tifozët e moshës mbi 18 vjeç. Ju lutem merrni me vete pasaportën dhe kartën tuaj shëndetësore (SNILS) dhe do t’ju kërkohet të vizitoheni nga një mjek për aprovim përpara vaksinimt”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Sputnik V është zbuluar të ketë një normë efikasiteti prej mbi 91%, do të jetë në dispozicion të tifozëve që do të marrin pjesë në ndeshjet e ardhshme të Zenit në shtëpi për pjesën e mbetur të sezonit 2020/21. Një nismë shumë e mirë kjo nga klubi rus për të rikthyer sërish tifozët në shkallët e stadiumit. /abcnews.al

The post Sheh ndeshjen dhe vaksinohesh për Covid-19, nisma e veçantë e Zenit appeared first on Abc News.

---- ----
-----