Ballina Lajme Bota/Rajoni Shefi i shëndetësisë amerikane Adams: Gjendja po përkeqësohet, rrini në shtëpi

Shefi i shëndetësisë amerikane Adams: Gjendja po përkeqësohet, rrini në shtëpi

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Zyrtari kryesor i Shëndetësisë në qeverisn amerikane, Dr. Jerome Adams, deklaroi se gjendja në SHBA për shkak të koronavirusit po përkeqësohet.

“Dua që Amerika të kuptojë se këtë javë gjendja do të keqësohet, duke paralajmëruar se një pjesë e njerëzve nuk po e zbatojnë si duhet distancimin social.”, tha ai për televizionin NBC.

----

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në SHBA sot kishte 35,530 të konfirmuar pozitivë me koronavirus. Numri i vdekjeve deri tani është 473.

“Shumë njerëz mendojnë se kjo nuk mund t’u ndodhë atyre. Duam që me çdo kusht secili të qëndrojë në shtëpi,” bëri thirrje zyrtari.

Shtetet e Bashkuara janë pothuajse në gjysmën e periudhës 15 ditore, në të cilën sipas planit duhet të zbutet ndjeshëm numri i rasteve me koronavirus, për të mos lejuar mbingarkesën e objekteve shëndetësore me persona të sëmurë rëndë.

Ndërkohë, qeveria dhe të dyja dhomat e Kongresit po nxitojnë për të siguruar miratimin e një plani financiar i cili të shmangte një sfidë të rëndë ekonomike dhe të ndihmonte me para dhe kredi amerikanët që humbasin punën dhe bizneset. Në senat po debatohet një paketë gjigante shpëtimi prej 1,8 trilion dollarësh, tani që koronavirusi ka detyruar miliona banorë të mos dalin nga shtëpia.

----- ----