Ballina Lajme Bota/Rajoni SHBA vret liderin e ‘Al Qaedës’

SHBA vret liderin e ‘Al Qaedës’

15
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara ka vrarë udhëheqësin e Al Qaedës në Gadishullin Arabik. Qasim al-Raymi, i cili ka udhëhequr grupin xhihadist nga viti 2015, është vrarë në një operacion të SHBA-së në Jemen, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara, interesat tona dhe aleatët tanë janë më të sigurt si rezultat i vdekjes së tij”, thuhet në njoftim. Al-Raymi ka qenë i lidhur me disa sulme kundër interesave perëndimore në vitet 2000.

Ai ka marrë përsipër udhëheqjen e grupit pasi paraardhësi i tij ishte vrarë në një sulm të SHBA-së me dron.

Al Qaeda në Gadishullin Arabik është formuar në vitin 2009 nga dy degë të Al Qaedës në Jemen dhe në Arabinë Saudite, me qëllim rrëzimin e qeverive të mbështetura nga SHBA-ja dhe të eliminimit të ndikimit perëndimor në rajon.

-----