Ballina Lajme Bota/Rajoni SHBA tradhtohet nga aleati i rëndësishëm / Kush është arabi që ka...

SHBA tradhtohet nga aleati i rëndësishëm / Kush është arabi që ka gisht në sulmet e 11 shtatorit

113
SHPËRNDAJE

Identiteti i një zyrtari të Arabisë Saudite të dyshuar për mbështetje të terroristëve të al-Kaedës përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit u zbulua në një dokument gjyqësor të dërguar nga FBI-ja.

Dosja, e lëshuar në prill dhe e zbuluar ditët e fundit, pesë herë censuroi emrin e Mussaed Ahmed al-Jarrah, i cili ishte duke punuar në ambasadën e Arabisë Saudite në Washington DC kur ndodhën sulmet terroriste të vitit 2001, por nga një pakujdesi, ky emër nuk u censurua për të gjashtën herë.

Vetëm në dekadën e fundit u konfirmua që Shtetet e Bashkuara po hetonin një lidhje apo bashkëveprim të mundshëm të Arabisë Saudite në sulm.

Në këtë kuadër, u punua për rolin e dy subjekteve: Fahad al-Thumairy , një klerik radikal dhe një zyrtar saudit, i cili punoi në Los Angeles; dhe Omar al-Bayoumi, një agjent i dyshuar që ndihmoi dy terroristë të al-Kaedës duke u dhënë atyre strehim dhe para një vit para operacionit, gjithashtu në Los Angeles.

Ndërsa Rijadi gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me sulmin, një dokument i FBI shënon se të dy personazhet ishin urdhëruar t’i ndihmonin ata, si dhe një person i tretë, identiteti i të cilit ishte i panjohur, deri tani.

Arabia Saudite, një partner amerikan dhe një aleat i rëndësishëm i Uashingtonit në Lindjen e Mesme, ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo pjesëmarrje zyrtare në sulmet kundër Qendrës së Tregtisë Botërore në New York City dhe Pentagon, nga ku mbetën 3000 të vdekur.

-----