Ballina Lajme Bota/Rajoni SHBA-së i duhet një shërim i menjëhershëm politik

SHBA-së i duhet një shërim i menjëhershëm politik

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nga James J. Zogby,  Gulf News

Në 1967, Komisioni Kerner, i krijuar nga Presidenti i SHBA-së Lyndon Johnson për të hetuar trazirat që kishin përfshirë qytetet e Amerikës, arriti në përfundimin se “Shoqëria amerikane ishte e ndarë, me ngjyrë dhe e bardhë – e veçantë dhe e pabarabartë”.

Ndërsa demonstrimet masive të këtij viti të kaluar kundër dhunës policore dhe pabarazive racore, përveç mobilizimit të lëvizjes së bardhë të drejtuar nga Trump e bëri të qartë, se Amerika  mund të jetë më keq se sot.

Ka shenja që politika e Amerikës është e ndarë në dy fise ndërluftuese që flasin gjuhë të ndryshme dhe e shohin realitetin me sy të ndryshëm.

Pyetja është, “Si arriti vendi në këtë pikë?”

Racizmi sistemik është një sëmundje dhe dëmet që ai vazhdon të shkaktojë në jetën e njerëzve me ngjyrë në Amerikë është shumë i madh. Ndarja e Amerikës në dy pjesë, nuk justifikon nacionalistët e bardhë, të armatosur që udhëhoqën kryengritjen e dhunshme, përkundrazi vlen për të kuptuar bazën masive të pakënaqësisë nga e cila ata mbështetën.

Ata që morën pjesën në sulmin ndaj Kapitol ishin të bardhë që punonin dhe amerikanë të klasës së mesme të zemëruar që ishin lënë të mënjanuar, të tradhtuar dhe të braktisur nga qeveria.

Ata gjithashtu kishin arritur të besonin se vetëm Donald Trump i kuptonte ankesat e tyre dhe do të luftonte për ta. Ishte e vërtetë që Trump përdori racizmin dhe frikën ndaj emigrantëve si karrem, por mesazhi që ai përcolli ishte premtimi për punë dhe shpresë.

Si ndodhi që ky yll televiziv narcisist, hedonist, miliarder, realist u shfaq si shpëtimtari i tyre?

Ekzistojnë dy faktorë për këtë: mosbesimi në ëndrrën amerikane dhe humbja e besimit te institucionet qeveritare dhe udhëheqësit.

Në vitin 1995, Bill Clinton kishte ftuar një grup të vogël personalitetesh për të diskutuar problemet me të cilat po përballej vendi. James Zogby, president dhe themelues i Institutit Arabo-Amerikan në një bisedë me Clinton foli për problemet që kishte ai dhe vendi në të cilin jetonte.

Lagjja e tij ishte e përbërë nga familje kryesisht emigrante. Burrat punonin fabrika. Ata vetëm me një pagë arrinin të siguronin jetesën  për fëmijët dhe prindërit e tyre të moshuar.

Ata bënin një jetë normale, por pasi shumë nga fabrikat ku punonin u mbyllën,  u zhvendosën në jug, ku fuqia punëtore ishte jo-sindikale dhe më e lirë. Mijëra humbën punën. Shumë u detyruan të lëviznin. Familjet u ndanë dhe madje shumë familje tradicionale u copëtuan nën presionin e papunësisë.

Brenda disa dekadave, një ndër qytetet humbi gati gjysmën e popullsisë së tij. Lagjet u shkatërruan dhe problemet sociale u rritën.

Zogby, pyeti presidentin, i cili sapo po festonte zbatimin e NAFTA-s, të cilin shumë udhëheqës e kundërshtuan sepse kishin frikë se do të rezultonte në humbje më të madhe të punës, çfarë do të bënte ai për qytetet e lindjes si i tij?

Përgjigja e tij ishte e papritur për të. Ai tha diçka si: “Ne nuk do të kthehemi më kurrë atje. Ato punë janë zhdukur. Kjo është arsyeja pse duhet të investojmë në rikualifikim, kujdes shëndetësor dhe mundësi për njerëzit që të zhvendosen aty ku ka punë ”.

Ndërsa ishte i  impresionuar me mënyrën se si ai menjëherë u përgjigj, Zogby ishte i tronditur se sa qetë foli por edhe sa i pandjeshëm ishte. Ai nuk po fliste për fqinjët e tij  – çfarë kishin investuar në shtëpitë e tyre, shpresat që kishin për fëmijët e tyre dhe ëndrrat që ishin zhdukur.

E njëjta gjë ndodhi gjatë rënies ekonomike të viteve 2008-9. Në vetëm disa muaj, papunësia u dyfishua, pensionet humbën 30-40% të vlerës së tyre dhe një në pesë pronarë të shtëpive rrezikonin  të humbnin shtëpitë e tyre.

Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi u përgjigjën duke shpëtuar bankat dhe Wall Street, por amerikanët mesatarë mbetën në pritje të parave. Disa arritën të fitonin diçka, por jo të mjaftueshme për të rikthyer besimin e shumicës së amerikanëve se qeveria po kujdesej për ta.

Në vetëm gjashtë muaj, sondazhet treguan një rënie dramatike të besimit në ëndrrën amerikane. Përveç kësaj ndjenje të zhvendosjes dhe braktisjes ekonomike, kishte një humbje të besimit në institucionet qeveritare.

Gjatë presidencës së Bush, amerikanët nuk mund të ishin të sigurt pas sulmit të (9/11), as nuk mund të llogaritej fakti për t’u thënë atyre të vërtetën për Luftën e Irakut, apo edhe t’i përgjigjeshin emergjencave kombëtare (përgjigja katastrofike në Uraganin Katrina).

Dhe pastaj ishin mosfunksionimet e qeverisjes të krijuara nga polarizimi në rritje i politikës amerikane.

Demokratët dhe Republikanët, secili iu drejtua mbështetësve të tyre dhe çdo çështje u pa  përmes lenteve të kësaj lufte hiper-partizane. Për klasën e bardhë punëtore, demokratët po kujdeseshin më shumë për “pakicat” dhe çështjet e grave, duke lënë fushën e hapur për republikanët, të cilët ranë pre e braktisjes nga votuesit e  bardhë.

Pavarësisht agjendës Republikane që favorizonte vazhdimisht të pasurit (me taksa më të ulëta), korporatat dhe konservatorët fetarë (me legjislacionin anti-abort dhe anti-LGBT), ata ndërhynë në votat e klasës punëtore.

Më pas erdhi në pushtet  Donald Trump, i cili nuk u largua kurrë nga kjo agjendë Republikane, duke e quajtur veten kampion i klasës punëtore të bardhë. Pavarësisht qasjes apo historisë së tij, ai i dëgjoi  ankesat e tyre.

Ai premtoi se do të: rikthente punën dhe do t’i mbronte ata kundër elitave që u kishin kthyer shpinën. Ai do t’u rikthente shkëlqimin që kishin humbur. Pavarësisht se nuk kanë mbajtur premtimet, ata përsëri kishin frikë të pranonin se kishin gabuar.

Ata që po “vidhnin këto zgjedhje” po vidhnin shansin e tyre për të patur sukses. Kjo ishte arsyeja pse 75 milion votuan për të. Dhe kjo ishte arsyeja pse ata ishin aq shumë të shqetësuar për humbjen e tij.

Disa udhëheqës në atë parti ende fajësojnë “të majtët” për krijimin e dhunës. Dhe një senator, i cili fillimisht dënoi Trump, bëri një pelegrinazh në Florida dhe u kthye duke festuar se “Ne jemi partia e klasës punëtore, partia e Trump” dhe duke paralajmëruar që Republikanët nuk mund të fitojnë pa të.

Prandaj, u takon demokratëve të zgjerojnë shtrirjen e tyre dhe të dërgojnë një mesazh dhe politikë që u flet të gjithë votuesve pavarësisht racave dhe që është i ndjeshëm ndaj shqetësimeve të tyre ekonomike, politike dhe sociale.

Kjo është diçka që Joe Biden duhet të bëjë.

Nuk do të jetë e lehtë, por është e nevojshme që Amerika të trajtojë si realitetin e pabarazive racore ashtu edhe humbjen e shpresës së votuesve të bardhë të klasës punëtore.

Në qoftë se vendi nuk arrin të realizojë të dyja këto qëllime dhe nuk kalon në polarizimin e thellë të shoqërisë amerikane,  ndarjet shoqërore do të vazhdojnë të shkaktojnë dëm.(Sonila Backa-abcnews.al)

---- ----
----
-----
-----