Ballina Lajme Bota/Rajoni “SHBA po ju vëzhgon”, Trump paralajmëron sërish Iranin: Mos i vrisni protestuesit!

“SHBA po ju vëzhgon”, Trump paralajmëron sërish Iranin: Mos i vrisni protestuesit!

22
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vazhduar me postimet në twitter ku paralajmëron udhëheqësit iranianë që “të mos vrasin protestuesit“, ndërkohë që mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë, pasi mësuan se avioni ku vdiqën 176 pasagjerë, u rrëzua nga një bombë e ushtrisë iraniane.

“Për udhëheqësit e Iranit – MOS I VRISNI PROTESTUESIT TUAJ. Mijëra tashmë janë vrarë ose burgosur nga ju, dhe bota po ju shikon”, shkroi Trump. “Më e rëndësishmja, SH.B.A po ju shikon. Rikthehni internetin përsëri dhe lini që reporterët të investigojnë të lirë! Ndaloni vrasjen e popullit tuaj të madh iranian!“, thuhet në reagimin e Trump, raporton Gazeta SHQIP.

Edhe më herët, Presidenti amerikan shprehu mbështetjen e administratës së tij për protestuesit, duke shkruar në Twitter se ai “ka qëndruar” me ta që kur mori detyrën gati tre vjet më parë.

“Administrata ime do të vazhdojë të qëndrojë me ju. Ne po ndjekim protestat tuaja nga afër dhe jemi të frymëzuar nga guximi juaj”, shkroi Trump në anglisht dhe persisht.

Manifestues të shumtë zbritën në sheshet kryesore të Teheranit për të protestuar, pasi autoritetet iraniane pranuan që kishin rrëzuar gabimisht avioni ukrainas, duke shkaktuar vdekjen e 176 pasagjerëve, pjesa më e madhe e tyre iranianë.

-----