Ballina Lajme Bota/Rajoni SHBA në flakë pas vrasjes së njeriut me ngjyrë, Trump bën gati...

SHBA në flakë pas vrasjes së njeriut me ngjyrë, Trump bën gati ushtrinë (FOTO)

294
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Teksa SHBA po vlon nga protestat pas vrasjes së George Floyd, presidenti Donald Trump kërcënon protestuesit.

Në Mineapolis, ku edhe ndodhi ngjarja tragjike, protestuesit i kanë vënë flakën godinës së rajonit të Policisë.

----

Për të frenuar dhunën mësohet se mbi 500 trupa të Rojes Kombëtare janë nisur për në qytet.

Presidenti Donald Trump nuk ngurroi të kërcënonte protesuesit. “Mungesë e plotë udhëheqësie. Kryebashkiaku i të majtës radikale, Jacob Frey, ose të bëjë punën, pse do të fus në lojë Rojen Kombëtare”, tha Trump.

“Këta rrugaçë po çnderojnë kujtimin e George Floyd dhe nuk do të lejoj që kjo të ndodhë. Sapo fola me Guvernatorin Tim Ëalz dhe i thashë që ushtria është me të. Nëse has vështirësi, do ta marrim ne kontrollin, por kur të fillojnë plaçkitjet, do të nisin edhe të shtënat”.

----- ----