Ballina Lajme Bota/Rajoni SHBA në alarm, 11 të vdekur nga koronavirusi. Gjendje emergjence në disa...

SHBA në alarm, 11 të vdekur nga koronavirusi. Gjendje emergjence në disa shtete

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ka mbërritur në 11 numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA, dhe vendi është në panik. Kalifornia, Florida dhe shteti i Washingtonit shpallën gjendjen e emergjencës. Nga sa shpjegoi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, kjo masë ndihmon të zbuten pak rregullat standarte e t’i jepet një përgjigje sa më e shpejtë epidemisë. Dhoma e përfaqësuesve ndërkohë, aprovoi shumën prej 8 miliardë dollarësh për t’i bërë ballë avansimit të virusit. Presidenti Trump, që kishte kërkuar 2,5 miliardë, e lavdëroi vendimin në Twitter: “Ky është një lajm i madh për shëndetësinë, ekonominë dhe kombin tonë”, shkroi ai. Nuk ka sakaq kufizime të mëtejshme fluturimesh në SHBA, siç sqaroi dhe zëvendëspresidenti, Mike Pence.

Shtetet e Bashkuara i kanë rritur në nivelin 4, apo gadishmërinë maksimale, udhëtimet nga Lombardia dhe Veneto. Të gjitha pasagjerët e nisur nga Italia me destinacion SHBA-në, duhet t`I nënshtrohen testit të koronavirusit. Raste të reja të konfirmuara me koronavirus u raportuan rreth dy qyteteve më të populluara amerikane – katër afër Nju Jorkut dhe gjashtë në Los Angeles.

Në Nju Jork, tre anëtarë të një familjeje dhe fqinji i tyre testuan pozitivë me virusin e ri. Për këtë arsye, rreth 1,000 njerëz në periferinë e kontesë Westchester në veri të qytetit ku jeton familja janë urdhëruar të qëndrojnë brenda për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj virusit, tha guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

---- ----
----
-----
-----