Ballina Lajme nacionale SHBA mbështet rrëzimin e qeverisë Kurti? Ja deklarata e fortë e ambasadorit

SHBA mbështet rrëzimin e qeverisë Kurti? Ja deklarata e fortë e ambasadorit

145
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se i vjen mirë që nesër në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Ambasadori ka pohuar se është e rëndësishme që të gjitha institucionet e Kosovës ta respektojnë Kushtetutën.

----

“Jam i kënaqur të shoh që Kuvendi do të mbajë nesër seancën për votimin e mocionit. Siç i kam thënë kryeministrit sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Seanca për votimin e mocionit do të mbahet nesër në ora 11:00. Isa Mustafa ka kërkuar shkarkimin e Albin Kurtit si kryeministër dhe duket se edhe SHBA e mbështet. Kujtojmë që Kurti ka refuzuar disa here ultimatumin për heqjen e taksës me Serbinë. Së fundmi ai vendosi heqjen e pjesshme të saj.

----- ----