Ballina Lajme Bota/Rajoni SHBA-ja deri më tani i ka përdorur 187 milionë doza të vaksinës...

SHBA-ja deri më tani i ka përdorur 187 milionë doza të vaksinës kundër Kovid-19

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Uashington, 12 prill – SHBA-ja deri më tani i ka injektuar mbi 187 milionë doza të vaksinës kundër Kovid-19 dhe deri dje në vend janë shpërndarë 237,7 milionë doza, kumtoi Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC).

Sipas kësaj Qendre, 119,2 milionë persona në SHBA e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 72,6 milionë janë rivaksinuar në tërësi.

Vaksinimi në SHBA zbatohet me vaksinat “Moderna” dhe “Fajzer”, që jepen në dy doza dhe “Xhonson & Xhonson” me një dozë.

The post SHBA-ja deri më tani i ka përdorur 187 milionë doza të vaksinës kundër Kovid-19 appeared first on KOHA.

---- ----
-----