Ballina Lajme nacionale SHBA i jep 500.000 dollarë shtesë Kosovës për koronavirusin

SHBA i jep 500.000 dollarë shtesë Kosovës për koronavirusin

13
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett njoftoi se Kosova do të marrë 500,000 dollarë ndihmë nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Paketa për Asistencë Globale e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadrin e përpjekjeve për të luftuar koronavirusin e ri. Përmes një postimi në Facebook, Kosnett tha se kjo shumë është shtesë e 1.1 milion eurove të ndara më parë nga SHBA-ja për Kosovën.

Që nga rasti i parë i identifikuar me këtë virus në Kosovë, ndihma jonë është fokusuar në mbështetjen e personave që kanë qenë në vijën e parë të frontit për të ulur përhapjen, në përkujdesjen ndaj të prekurve dhe ofrimin e pajisjeve që u duhen njerëzve për të luftuar Covid-19”, shkruan Kosnett.

Të dhënat më të fundit tregojnë se Kosova ka deri tani 1.004 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre 772 persona janë shëruar dhe 29 kanë humbur jetën.