Ballina Lajme Bota/Rajoni SHBA, Gjykata Supreme merr vendim historik për abortin

SHBA, Gjykata Supreme merr vendim historik për abortin

45
SHPËRNDAJE

Në një vendim të konsideruar si gati historik, Gjykata Supreme në SHBA e cilësoi jokushtetues ligjin që kufizon abortet në Luiziana. Ligji kërkonte që mjekët që bënin aborte të privilegjonin spitalet afër, e kjo për gjykatësit coi drejt një ngarkese të padrejtë për gratë.

Kreu i Drejtësisë John Roberts u bashkua me gjyqtarët liberalë në vendimin e marrë 5-4 I cili qe një grusht i fortë për grupet kundër abortit. Gjykata kishte ndjekur një politikë të ngjashme në Teksas në 2016, por kjo është cështja e parë madhore për abortin e vendosur prej saj gjatë presidencës Trump.

Ligji i Luizianës i vitit 2014 thoshte që mjekët të privilegjonin spitalet brenda 48 km nga vendi ku praktikonin profesionin e tyre, dhe kjo u argumentua me pretendimin se bëhej për të mbrojtur gratë. Por kritikët thanë se ligji i diskutueshëm kufizonte numrin e personave që e ofronin këtë shërbim në shtetin në fjalë, duke shkelur të drejtën e grave për një abort.

Majin e një viti më parë, disa shtete amerikane vendosën kufizime të reja ndaj abortit, duke inkurajuar kështu kundërshtarët e tij për mundësinë e sfidimit të vendimit të vitit 1973 të Gjykatës së Lartë, që vendoste të drejtën kushtetuese të grave për abortin.