Ballina Lajme Bota/Rajoni SHBA, eksportuesja më e madhe e armëve në botë

SHBA, eksportuesja më e madhe e armëve në botë

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shtetet e Bashkuara vijojnë të ruajnë pozitat e eksportuesit kryesor të armëve në botë. Firmat më të mëdha amerikane të prodhimit të armatimit mes të cilave Lokid Martin dhe Boing zunë 61% të eksporteve globale për vitin 2019, sipas raportit më të fundit të Institutit për Paqen me Qendër në Stokholm (SIPRI).

Fitimet e përbashkëta të firmave amerikane nga shitja e armëve janë gati sa gjysma e totalit global, që arrin deri në 361 miliardë dollarë.

Fitimet për industrinë globale të armëve u rritën me 8.5% krahasuar me 2018-n dhe me 15% më shumë se 5 vite më parë.

16% të tregut të armatimeve për vitin e kaluar e zunë firmat kineze. Kina renditet e dyta pas Shteteve të Bashkuara për eksportin e armëve duke pësuar një rritje vjetore me 4.8%.

Firmat ruse renditen të tretat në shkallë globale, por fitimet e tyre kanë rënë për shkak edhe të sanksioneve si pasojë e konfliktit në Ukrainë.

---- ----
----
-----
-----