Ballina Lajme nacionale SHBA e pakënaqur me Kosovën/ Çfarë po kurdis Vuçiç me vizitën e...

SHBA e pakënaqur me Kosovën/ Çfarë po kurdis Vuçiç me vizitën e tij dy ditore në Uashington

74
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vendimi për të hequr pjesërisht taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake nga kryeministri Albin Kurti, nuk u prit mirë nga SHBA-ja, që kërkoi heqjen e plotë të saj. Ndërsa në Kosovë flasin për marrëdhënie të tensionuara, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka vendosur që të kryejë një vizitë dy-ditore në SHBA, më 1 dhe 2 mars.

Ai do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe do të ketë takime të tjera me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, e ku temë diskutimi do të jetë Kosova.

Në Kosovë, pyesin në mos kjo situatë do të shfrytëzohet nga kreu i shtetit serb, për të bërë për vete amerikanët.

Vuçiç është ftuar në Uashington nga Komiteti Amerikano-Izraelit për Çështjet Publike (AIPAC), në një takim që do të mbledhë rreth 18,000 pjesëmarrës e ku do të marrin pjesë edhe dy të tretat e anëtarëve të Kongresit Amerikan.

Vuçiç sot në mëngjes, tha se në Uashington, përveç se me sekretarin e shtetit, Pompeo, do të takohet me këshilltarin e presidentit për Sigurinë Nacionale të SHBA, Robert O’Brien, të dërguarin e SHBA për Ballkanin, Matthew Palmer dhe të dërguarin Special të SHBA për dialogun Beograd-Prishtinë Richard Grenel, dhe siç tha ai “të gjithë ata që vendosin për Serbinë” .

“Temë kryesore e bisedimeve në Uashington, do të jetë Kosova. Nuk duhet pritur që Shtetet e Bashkuara, as ndonjëri nga ‘lojtarët’ e tjetër ndërkombëtarë do të ndryshojnë qëndrimin e tyre për Kosovën”, tha ai duke shtuar “Por ne mund të përpiqemi të marrim një pozicion tjetër në sytë e Amerikës, nga ai që ishte deri më tani. Këto do të jenë takime të rëndësishme për ne”.

---- ----
----
-----
-----