Ballina Lajme Bota/Rajoni SHBA/ Beteja për presidencën, tërhiqet nga gara kandidati gay

SHBA/ Beteja për presidencën, tërhiqet nga gara kandidati gay

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pete Buttigieg, ish-kryetar i një qyteti të vogël të Indianas i ka dhënë fund garës për të fituar kandidimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor të këtij viti në Shtetet e Bashkuara tw Amerikës. Buttigieg, i cili e pati nisur fuqishëm fushatën e tij, duke fituar në rrethin e parë zgjedhor në Ajoa, ka njoftuar për tërheqje nga gara më 1 mars.

“Në këtë pikë të garës, mënyra më e mirë për të besuar në qëllim edhe ideale, është që të largohem dhe të ndihmoj në bashkimin e partisë dhe shtetit tonë”, u ka thënë Buttigieg mbështetësve të tij në IndianaButtigieg, 38-vjeçar është renditur i katërti në rrethin e parë zgjedhur të mbajtur në Karolinën Jugore me vetëm 8.2 për qind.

Kandidati I parë haptazi i deklaruar gay, pranoi se e ka pasur vështirë të krijojë koalicione më të gjera, sepse nuk arriti shumë përkrahje në mesin e votuesve me ngjyrë, një nga pikat kryesore të mbështetjes që gëzojnë demokratët. Largimi tij ka ardhur në më pak se 48 orë para se 15 shtete dhe një territor të zhvillojnë një tjetër proces votimi në 3 mars. Sondazhet tregojnë se largimi nga gara I Buttigieg mund të ndihmojë kandidatët e tjerë që garojnë për president, si Joe Biden dhe Mike Bloomberg. Buttigieg ka paralajmëruar që nëse kandidati Bernie Sanders fiton nominimin e demokratëve, i bie që presidenti aktual amerikan, Donald Trump do të qëndrojë edhe katër vjet në pushtet. Megjithatë, ai nuk ka treguar se kë mbështet. Numri i kandidatëve demokratë që garojnë për nominim për president tani ka rënë në gjashtë.

---- ----
----
-----
-----