Ballina Lajme nacionale SHBA, 1.1 milion euro Kosovës për luftën kundër koronavirusit!

SHBA, 1.1 milion euro Kosovës për luftën kundër koronavirusit!

29
SHPËRNDAJE

Departamenti amerikan i Shtetit i ka dhënë Kosovës 1.1 milion euro për luftimin e koronavirusit.

Qeveria në largim e Kosovës tha se është informuar në lidhje me këtë vendim nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

“Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, teksa pardje siguruam nga Bashkimi Europian 68 milionë euro. Përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për t’u përballur me këtë pandemi”, thuhet në deklaratën për shtyp të ekzekutivit në largim.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se ky është një lajm i mirë për Kosovën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u shpreh se 26 mars se Shtetet e Bashkuara kanë ndarë afro 274 milionë dollarë fonde humanitare për të ndihmuar vendet e rrezikuara në luftën kundër koronavirusit.

Në Kosovë janë të infektuar 88 persona me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën.