Ballina Lajme nacionale Shantazh me 25 mijë euro, dy të arrestuarit kërcënonin vajzën me fotot...

Shantazh me 25 mijë euro, dy të arrestuarit kërcënonin vajzën me fotot dhe videot intime në facebook

50
SHPËRNDAJE

Dy persona janë arrestuar pasi kanë kryer veprën “shantazh”, duke i kërkuar një femrës 25.000 euro për të mos publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 14 prill, ndërsa arrestimi të premten, në Prishtinë. Në raport sqarohet se policia ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Pas hetimeve të zhvilluara nga njësia e hetimeve janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se në bashkëpunim kanë kryer veprën penale, duke i kërkuar viktimës një femër kosovare 25.000 euro për të mos i publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale.

Policia ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

-----