
Një vajzë 18 vjeçare është akuzuar për zhvatje nga prokuroria e Vicenza-s, pasi ajo i dërgonte mesazh ku i kërkonte 100 mijë euro futbollistit Mario Balotelli. Sipas “”Gazzetta.it” vajza 18 vjeçare tentoi që t’i merrte lojtarit të Breshia-s shumën e parave.
Të dy kishin pasur një lidhje, kur sulmuesi luante në Francë te Nice dhe vajza e kishte siguruar lojtarin se ajo ishte në moshë madhore. Por më pas, ajo e kërcënoi se nëse nuk jepte 100 mijë euro, do ta denonconte për dhunën seksuale.
Por lojtari nuk e pagoi shumën e parave, madje e denoncoi atë në polici. Avokati i vajzës tentoi që këtë çështje ta bënte mediatike, por nuk ia arriti. Tani adoleshentja do të duhet që të përballet me një betejë ligjore.